POSTIMET E FUNDIT

ANSAMBLI “TROJET” NË CHRÜZLINGER FÄSCHT 2026

Të nderuar bashkatdhetarë, miq dhe dashamirë të kulturës shqiptare,

Me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se Ansambli “TROJET” është ftuar të përfaqësojë kulturën shqiptare në festën tradicionale të qytetit të Kreuzlingenit, CHRÜZLINGER FÄSCHT 2026, një nga ngjarjet më të mëdha shumëkulturore në rajon, ku marrin pjesë mbi 40 kombe nga mbarë bota.

Screenshot

Data: E shtunë, 20 qershor 2026

Vendi: Boulevard Kreuzlingen, Zvicër

Ora e aktivitetit: 12:00 – 24:00

Performanca e Ansamblit TROJET: Ora 15:00

Në këtë festival të kulturave botërore, Ansambli “TROJET” do të prezantojë këngë dhe valle shqiptare, duke sjellë para publikut bukurinë e traditave tona kombëtare. Në program do të interpretojë edhe solistja e mirënjohur Eliza Zeqiri, ndërsa vallet artistike do paraqiten grupi i mesëm i ansamblit, vallet do të përzgjidhen nga udhëheqësit tanë artistikë.

Kjo festë është një mundësi e shkëlqyer për të treguar para mijëra vizitorëve pasurinë e kulturës shqiptare, veshjet tona kombëtare, muzikën, vallet dhe traditat që na bëjnë krenarë kudo që jetojmë.

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë , për komunitetin shqiptar në Kreuzlingen, i udhëhequr nga veprimtari i palodhur Avni Avdyli , i cili së bashku me familjen dhe bashkëpunëtorët e tij po punon me përkushtim për organizimin e pjesëmarrjes shqiptare në këtë manifestim.

Në kuadër të festivalit do të jenë të vendosura edhe stenda shqiptare, ku vizitorët do të kenë mundësi të njihen nga afër me kulturën, traditat, turizmin dhe gastronominë shqiptare.

Të gjithë vizitoret do të mund të shijojnë gatimet tona tradicionale, mikpritjen shqiptare dhe atmosferën festive që e karakterizon komunitetin tonë. Flija, byreku dhe specialitete të tjera shqiptare do të përgatiten dhe prezantohen për vizitorët gjatë gjithë ditës.

Ftojmë të gjithë shqiptarët nga Kreuzlingeni, Konstanzi dhe gjithë rajoni që të jenë pranë nesh në këtë ditë të veçantë, për të mbështetur komunitetin tonë dhe për të duartrokitur përfaqësimin dinjitoz të kulturës shqiptare.

Le ta mbushim Kreuzlingenin me ngjyrat kuqezi, me këngë, valle dhe krenari shqiptare!

Mirë se vini!

Ansambli “TROJET”

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB