BallinaSportiModric drejt largimit nga Milani, mendon rikthimin te Reali

Modric drejt largimit nga Milani, mendon rikthimin te Reali

-

Luka Modric po mendon largimin nga Milani pas mbylljes së dështuar të sezonit për skuadrën kuqezi.

Sipas mediave italiane, mesfushori kroat mbeti i zhgënjyer nga rënia e Milanit nga vendi i dytë në të pestin në më pak se pesë javë kampionat, duke humbur kualifikimin në Champions League. Modric ishte shumë pranë rinovimit të kontratës edhe për një vit tjetër, por zhvillimet e fundit duket se kanë ndryshuar planet e tij. Nga Italia bëhet e ditur se kroati po shqyrton seriozisht një rikthim te Real Madridi, klub nga i cili u largua verën e kaluar.

Megjithatë, rikthimi nuk pritet si futbollist, por në një rol të lidhur me sektorin sportiv të klubit madrilen. Në projektin e mundshëm do të ishte i përfshirë edhe Jose Mourinho, i cili lidhet me rikthimin në Madrid. Reali mbetet i hapur ndaj një rikthimi të Modric, por gjithçka varet nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale dhe fitorja e Florentino Perez, transmeton tvklan.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR: Nga 2 nëntori nis aplikimi për letërnjoftimin e ri biometrik,...

0
ZVICËR – Nga 2 nëntori 2026, qytetarët zviceranë do të mund të aplikojnë për letërnjoftimin e ri biometrik, i cili do të jetë i...