Të dashur prindër, mësues, nxënës, dhe anëtarë të komunitetit shqiptar,
Vatra Tampa Bay ka nderin t’ju ftojë në aktivitetin e përfundimit të vitit shkollor 2025-2026 të Shkollës Shqipe VATRA.
PICNIK
E shtunë, 23 maj 2026
Ora 12:00 – 16:00
Eagle Lake Park – Shelter 3
Ky aktivitet është organizuar për të festuar nxënësit tanë, mësuesit dhe kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.![]()
Ju ftojmë të merrni pjesë së bashku me familjet tuaja. Jeni të inkurajuar të sillni ushqime tradicionale shqiptare, në mënyrë që të ndajmë bashkë shijet e vendit tonë. Prania juaj është shumë e rëndësishme për një organizim sa më të mirë të festës së mbylljes.![]()
Vatra Tampa Bay ju mirëpret me respekt në këtë ngjarje që forcon lidhjet tona kombëtare dhe identitetin shqiptar.
Për informacione shtesë, ju lutemi kontaktoni organizatorët e Vatra Tampa Bay në VatraTampaBay@Gmail.com ose me mesazhe në 727-512-4701
Shumë faleminderit për mbështetjen dhe ndihmë tuaj!
Me respekt,
Vatra Tampa Bay /GD




