POSTIMET E FUNDIT

Në Cyrih hapet ekspozita kushtuar Fehmi Agani: një homazh për figurën e shquar kombëtare

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih organizon ekspozitën pamore me titull “Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Aganit”. Ky aktivitet i veçantë do të mbahet më 9 maj 2026, duke mbledhur bashkatdhetarë, studiues dhe dashamirës të historisë për të reflektuar mbi jetën dhe veprën e një prej figurave më të rëndësishme të Kosovës.

E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër, ekspozita synon të sjellë një pasqyrë të gjerë të angazhimit të Aganit në fusha të ndryshme – nga veprimtaria akademike deri te roli i tij në zhvillimet politike vendimtare të vendit.

Përmes dokumenteve, fotografive dhe materialeve arkivore, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me kontributin e tij në forcimin e identitetit kombëtar dhe në përpjekjet për liri dhe pavarësi. Ekspozita gjithashtu synon të nxisë ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike dhe kulturore ndër brezat e rinj.

Ky aktivitet përbën një mundësi të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër dhe më gjerë, për të kujtuar dhe vlerësuar trashëgiminë e një personaliteti që ka lënë gjurmë të thella në historinë moderne të Kosovës.

Organizatorët ftojnë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë, e cila jo vetëm që rikthen në vëmendje figurën e Fehmi Agani, por edhe forcon lidhjet kulturore dhe historike në diasporë, njofton Konsullata e Kosovës në Cyrih, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB