POSTIMET E FUNDIT

Vigan Berisha: “Policia jonë, krenaria jonë!”

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih priti për vizitë disa oficerë të Policisë së Kosovës, të cilët qëndruan për disa ditë në Zvicër pas një angazhimi të përbashkët profesional.

Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka shkruar se, takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, duke vlerësuar rolin e policisë sonë në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit.

“Policia e Republikës së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, vazhdon të dëshmojë profesionalizëm dhe përkushtim të lartë. Kontributi i tyre mbetet i rëndësishëm për thellimin e partneriteteve dhe promovimin e stabilitetit. Policia jonë, krenaria jonë!”, shkruan Berisha.

Kjo vizitë dëshmon përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të forcuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë dhe për të rritur imazhin pozitiv të vendit në arenën ndërkombëtare, transmeton helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB