POSTIMET E FUNDIT

Rama: Afrim i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë, ku zhvilloi një takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në Pallatin Chigi.

Kryeministri theksoi në një reagim në rrjetet sociale se, të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit.

“Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë.”

Zyra e Kryeministrisë bëri të ditur se pas takimit me Melonin, Rama do të zhvillojë një takim edhe me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto. Ky vizitë vjen pas samitit të parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, të mbajtur në Romë në nëntor 2025, ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Pas Romës, Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës për të marrë pjesë në Samitin e katërt “Në Mbrojtje të Demokracisë”, me ftesë të Kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez. Punimet e samitit do të përqendrohen në tema si “Institucionet dhe multilaterizmi” dhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, me fokus në rregullimin e mjedisit dixhital, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën ndaj pabarazive.

Në kuadër të samitit, Rama do të zhvillojë takime bilaterale me Kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB