POSTIMET E FUNDIT

Maqedonci takon zyrtaren e NATO-s, theksohet bashkëpunimi për sigurinë dhe stabilitetin

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me drejtoreshën për Operacione në Divizionin Operativ të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s, Charlotte Hallengren, ku në fokus ishte situata aktuale e sigurisë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për sfidat me të cilat përballet siguria në rajon dhe më gjerë, duke theksuar nevojën për koordinim të vazhdueshëm ndërmjet partnerëve strategjikë. Në këtë kontekst, u vlerësua roli i rëndësishëm që NATO vazhdon të luajë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, të dy palët shprehën vlerësim të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj Kosovës, veçanërisht në forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri Maqedonci theksoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa Hallengren rikonfirmoi mbështetjen e NATO-s për zhvillimin e sektorit të sigurisë në vend.

Takimi u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit në përballje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB