Pas kaq shumë javësh mes emocioneve, kritikave gjithmonë për më mirë, lotëve, sfidave për të kaluar në fazën pasardhëse, Eden Dani fitoi “X Factor Kids” 2026.
Në një përballje kokë më kokë me dy finalistët e tjerë, Kejsi Sinanin dhe Aleks Gjonajn, Eden Dani u përzgjodh si ylli më i ri i muzikës shqiptare, dalë nga skena e TV Kombëtar Klan. Kështu Shkodra fitoi për të pestën herë “X Factor”. Por ajo nuk ishte e vetmja që doli me një çmim nga ky edicion, pasi Kejsi Sinani u shpall vokalistja më e mirë, ndërsa Aleks Gjonaj performuesi më i mirë.
Eden Dani u shpreh mes emocionesh falenderuese për këtë eksperiencë kaq të bukur, e cila padyshim i hap dyert drejt një të ardhmeje plot ngjyra, artistike dhe drejt majave. “Oh Zot! Nuk më besohet! Jam njeriu më i lumtur në botë”, tha ajo mes lotëve të gëzimit.
I ftuari special i mbrëmjes ishte këngëtari i mirënjohur shqiptar në rang global, Ermal Meta, i cili gjithashtu performoi në skenën e “X Factor”.
Nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, mbrëmja e sotme ishte plot emocione dhe surpriza, ashtu siç ishte premtuar!
TV Klan ju falenderon të gjithë ju teleshikues të cilët ndoqët këtë edicion të “X Factor Kids” dhe mos harroni, informacioni dhe argëtimi vijnë bashkë vetëm në kanalin tonë!, transmeton tvklan.




