Nga Dahest LUMA
Kisha dëgjuar për të prej kohësh, por nuk kisha pasur rastin ta vizitoja në punëtorinë e tij. Vetëm pasi lexova një shkrim në HelveticALForum vendosa të shkoj dhe ta takoj nga afër. Dhe shumë shpejt e kuptova pse emri i tij përmendet me respekt nga klientët. Ka njerëz që nuk kanë nevojë për marketing – puna e tyre flet vetë. Brenda një dite, dy vetura kaluan kontrollin gjeneral në Zvicër, pasi Mitati i kishte përgatitur me kujdes dhe profesionalizëm, sikur të ishin veturat e tij. Ai nuk punon vetëm për të kryer një shërbim, por për të siguruar që çdo veturë të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Çdo detaj kontrollohet, çdo gjë pastrohet dhe rregullohet me përpikëri, ndërsa çmimi mbetet i drejtë dhe i arsyeshëm. Në komunën Höri të kantonit të Cyrihut, prej më shumë se 35 vitesh punon një mjeshtër i respektuar i automobilizmit: Mitat Biljali, me prejardhje nga Presheva. Emri i tij është bërë sinonim i ndershmërisë, përpikshmërisë dhe profesionalizmit, veçanërisht për veturat e markës Volkswagen, por edhe për shumë marka të tjera. Garazhi i tij është pothuajse gjithmonë i mbushur me klientë që i besojnë përvojës së tij shumëvjeçare.
Për më shumë se tri dekada, ai ka ndërtuar reputacionin e tij në Zvicër duke punuar me ndërgjegje të pastër dhe përkushtim të rrallë. Nuk është nga ata që kërkojnë reklamë – klientët janë reklama më e mirë e tij.Që në momentin kur hyn në punëtorinë e tij, të bie në sy rregulli dhe pastërtia. Çdo vegël është në vendin e vet, çdo detaj trajtohet me kujdes. Mitati është nga ata mjeshtër që nuk hezitojnë ta çmontojnë motorin për ta rregulluar me themel, sepse sipas tij çdo defekt i vogël mund të bëhet problem i madh.

“Një defekt i vogël mekanik mund të kushtojë shumë, madje edhe jetën,” thotë ai. Për këtë arsye ai këshillon që mirëmbajtja e rregullt e veturës të mos neglizhohet kurrë.
Sipas tij, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet gomave dhe frenave, sepse ato janë ndër elementet më të rëndësishme për sigurinë në rrugë. “Nga një e keqe e vogël vjen një e keqe e madhe,” thekson ai, duke shtuar se një veturë e mirëmbajtur jo vetëm që është më e sigurt, por edhe zgjat më shumë në kohë. I sjellshëm dhe i respektuar nga klientët e tij, Mitati vazhdon të punojë me të njëjtin përkushtim edhe pas më shumë se 35 vitesh në profesion. Ai shprehet i kënaqur me rrugëtimin e tij dhe shpreson të pensionohet duke bërë pikërisht këtë punë që e ka nderuar gjithë jetën. Sepse në fund, mjeshtra si Mitat Biljali nuk kanë nevojë për reklama – ata kanë fituar diçka shumë më të rëndësishme: besimin e njerëzve.

Në fund të fundit, një mekanik i mirë nuk është vetëm ai që di të rregullojë një veturë, por ai që di të hulumtojë, të analizojë dhe të gjejë shkakun e vërtetë të çdo problemi. Profesioni i mekanikut kërkon përvojë, durim dhe mendje kërkuese, sepse çdo defekt është një sfidë që duhet kuptuar para se të rregullohet. Pikërisht kjo e dallon një mjeshtër të vërtetë nga të tjerët. Kur puna bëhet me ndërgjegje, profesionalizëm dhe ndershmëri, atëherë krijohet besimi – dhe besimi është reklama më e madhe që mund të ketë një mjeshtër. Për këtë arsye, mjeshtra si Mitat Biljali mbeten të respektuar dhe të kërkuar ndër vite, sepse puna e tyre flet më shumë se çdo fjalë.
Prandaj, ju që jeni në hamendje se ku ta dërgoni veturën, merreni në telefon dhe caktoni një termin. Veturа juaj do të punojë si ora zvicerane.
Kontakt
Garage M. Biljali GmbH
Wehntalerstrasse 50
8181 Höri
Tel. 044 860 12 34
Fax 044 862 05 60
info@garage-biljali.ch
Mitat Biljali, pronari
Produktet / Shërbimet
- Riparime të të gjitha markave të veturave (PW)
- Përgatitje për kontrollin teknik (MFK)
- Servis i klimës (klima servis)
- Servis dhe shitje e gomave
- Test i gazrave të shkarkimit
- Servis sipas rregullave të prodhuesit
- Servis i frenave
- Diagnostikë elektronike e automjetit
- Kontroll veror dhe dimëror
- Blerje dhe shitje e veturave të përdorura (occasione)
- Punime karrocerie / autolimar (Spenglerei)
- Lyerje e automjeteve (Lackiererei)
- Riparim i dëmeve nga breshëri
- Auto tuning (modifikime të veturave)
- Veturë zëvendësuese gjatë riparimit
Foto A. E, Höri




