PhD Dashnim Hebibi ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në aktivitetin e tij publik dhe intelektual, duke u prezantuar në një medium të njohur italian me lexueshmëri të gjerë në mbarë Evropën. Shkrimet dhe mendimet e tij janë pasqyruar së fundmi në Saturno Magazine, një platformë mediale që sipas të dhënave të publikuara ka mbi 4 milion vizitorë në ditë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hebibi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë gëzimin për këtë paraqitje mediale dhe ndikimin e fjalës së tij në hapësirën ndërkombëtare.
Siç raporton edhe HelveticALForum, ai ka shkruar:
“Një tjetër sukses i madh! Dua ta ndaj këtë lajm me familjarët, miqtë dhe shokët e mi të vërtetë! Fjalët e mia të sinqerta dhe të lira po rrezatojnë edhe në mediat ndërkombëtare. Sot jemi në Saturno Magazine (Itali) me mbi 4 milion vizitorë në ditë.”
Në mesazhin e tij, Hebibi ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen që ka marrë nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij në botën e medias dhe të letërsisë. Ai ka falënderuar veçanërisht shkrimtaren dhe përkthyesen Angela Kosta, të cilën e ka cilësuar si një mbështetje të vazhdueshme në rrugëtimin e tij krijues.

“Faleminderit stafit drejtues dhe mikeshës time znj. Angela Kosta, shpirt diellin që më mbështet gjithmonë! Së shpejti vijnë suksese të tjera. Ju uroj një javë të mbarë dhe plot energji pozitive,” ka shkruar ai.
PhD Dashnim Hebibi njihet për angazhimin e tij në shkrime publike dhe analiza që trajtojnë tema shoqërore, kulturore dhe mediatike. Artikujt dhe komentet e tij janë botuar në platforma dhe media të ndryshme në shumë vende të botës, duke e bërë zërin e tij një pjesë aktive të debatit publik ndërkombëtar. Paraqitja në një medium italian me audiencë kaq të madhe konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm në përhapjen e ideve dhe mesazheve të tij përtej kufijve kombëtarë, duke dëshmuar se fjala e lirë dhe mendimi kritik vazhdojnë të gjejnë hapësirë në mediat ndërkombëtare, transmeton helveticALForum.ch
Linku;




