POSTIMET E FUNDIT

TAKIM PUNE DHE FESTIVE ME RASTIN E 7 MARSIT – DITËS SË MËSUESIT

Nga Saime ISUFI, Bernë

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) në kantonin e Bernës organizoi një darkë pune dhe festive. Gjatë këtij takimi u bë një rezyme e punës tremujore, ku u analizua ecuria e procesit mësimor, u diskutuan arritjet e deritanishme, si dhe vështirësitë me të cilat përballen mësuesit në realizimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për shkëmbim përvojash dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet mësuesve, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së mësimit.

Në përfundim të mbledhjes realizuam edhe fotografi kujtimi, në shenjë respekti dhe nderimi për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB