Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republika e Kosovës, Ambasada e Republika e Kosovës në Norvegji, në bashkëpunim me Filharmonia e Kosovës, organizon një mbrëmje të veçantë koncertale në Oslo.
Koncerti do të mbahet më 5 mars 2026, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e Oslo Konserthus (Lille Sal), një nga hapësirat më të njohura kulturore në kryeqytetin norvegjez.
Në këtë mbrëmje festive do të performojë “Reverie Quartet”, i përbërë nga anëtarë të Filharmonia e Kosovës, së bashku me sopranon e njohur Besa Llugiqi. Programi i koncertit përfshin vepra nga mjeshtërit e muzikës klasike botërore, si dhe perla të përzgjedhura nga krijimtaria muzikore shqiptare, duke ndërthurur traditën me interpretimin bashkëkohor.
Sipas Ambasadës së Republika e Kosovës në Norvegji, ky aktivitet synon të promovojë kulturën dhe artin kosovar në Norvegji, duke forcuar lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe duke ofruar për publikun një përjetim të veçantë artistik.
Ambasada ka ftuar bashkatdhetarët dhe artdashësit në Oslo që të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje solemne, e cila pritet të shënojë një tjetër moment të rëndësishëm në prezantimin e vlerave kulturore të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton rtk.




