Një delegacion i përbërë nga: Prof. Dr. Blerta Dragusha, Prof. As. Dr. Eljana Laçej, Prof. Dr. Mimoza Priku, Prof. As. Dr. Bresena Kopliku, Dr. Kleida Heta dhe Dr. Elvisa Drishti, nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, zhvilloi një vizitë në fshatin arbëresh San Marzano di San Giuseppe, e organizuar nga profesorët e gjuhës shqipe në University of Salento, Monica Genesin dhe Genc Lafe.
Delegacioni u prit nga Kryetari i Komunës, Francesco Leo, nga Imzot Angelo Masafra, si dhe nga përfaqësuesit vendorë Lorenzo Carmine Lonoce dhe Marisa Margherita.
Në takim u diskutua mbi:
• forcimin e lidhjeve me rrënjët shqiptare
• rëndësinë e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe
• bashkëpunime konkrete në fushën e edukimit dhe kulturës arbëreshe
Delegacioni vizitoi edhe shkollën e komunës, ku u prezantuan përpjekjet për edukimin e brezave të rinj me ndjenjën arbëreshe dhe kultivimin e traditës së gjuhës arbërisht përmes aktiviteteve të ndryshme.
Këto aktivitete dëshmojnë angazhimin e UNISHK për të ruajtur dhe forcuar lidhjet me komunitetet arbëreshe, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin akademik ndërkombëtar, transmeton USH, përcjell helveticALforum.ch




