11 C
Zurich
Monday, February 23, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Vengu pritet nga homologu hungarez

Vengu pritet nga homologu hungarez: Shqipëria dhe Hungaria, bashkëpunim për sigurinë kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga homologu i tij hungarez, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, në Sheshin e Heronjve në Budapest, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Hungari.

Në një postim në rrjetet sociale, Vengu e cilësoi momentin si solemn, duke theksuar se historia frymëzon bashkëpunimin në veprim dhe se Shqipëria e Hungaria janë të bashkuara nga e kaluara dhe të përkushtuara ndaj sigurisë kolektive.

Pritja zyrtare nga homologu Kristóf Szalay-Bobrovniczky në Sheshin e Heronjve në Budapest , një moment solemn ku historia frymëzon bashkëpunimin në veprim. Shqipëria dhe Hungaria  të bashkuara nga historia, të përkushtuara ndaj sigurisë kolektive dhe të orientuara drejt një aleance gjithnjë e më të fortë. Sot, trupat tona shërbejnë krah për krah në misione kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit si NATO Kosovo Force – KFOR dhe European Union Force in Bosnia and Herzegovina. Nderim për të rënët dhe sakrificën e forcave të armatosura shqiptare dhe hungareze për lirinë dhe vlerat europiane,” shkroi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se të dy vendet janë të orientuara drejt forcimit të mëtejshëm të Aleancës, ndërsa trupat shqiptare dhe hungareze shërbejnë së bashku në misione të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, përfshirë KFOR-in e NATO-s dhe EUFOR ALTHEA në Bosnje-Hercegovinë.

Ai shprehu gjithashtu nderim për të rënët dhe sakrificën e forcave të armatosura të të dy vendeve, duke nënvizuar se kontributi i tyre ka qenë vendimtar në mbrojtjen e lirisë dhe vlerave europiane, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB