Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Shefi i Misionit Konsullor të Kosovës në Zurich, z. Vigan Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët shqiptarë të fesë islame që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë shpirtërore dhe vlerat që mbart ky muaj i shenjtë për komunitetin mysliman, duke e cilësuar Ramazanin si një periudhë reflektimi, solidariteti dhe afrimi me njëri-tjetrin.
“Të dashur bashkatdhetarë,
Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e këtij muaji të shenjtë për komunitetin mysliman. Uroj që kjo periudhë t’ju sjellë paqe, shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në urimin e z. Berisha.
Ky mesazh vjen si shenjë përkushtimi dhe respekti ndaj komunitetit shqiptar në diasporë, duke riafirmuar rolin e misionit konsullor në mbështetjen dhe qëndrimin pranë bashkatdhetarëve në çdo moment të rëndësishëm për ta.
Muaji i Ramazanit konsiderohet një periudhë e shenjtë për besimtarët myslimanë, e cila karakterizohet nga agjërimi, lutja, solidariteti dhe përkushtimi shpirtëror, transmeton helveticALforum.ch




