Ambasadori i Republikë së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin e tij, ambasadori Demiri shpreh urimet më të përzemërta për një Ramazan të bekuar, duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar, si dhe shëndet, paqe e begati për çdo familje. Ai thekson rëndësinë e këtij muaji si një periudhë reflektimi të thellë shpirtëror, përkushtimi dhe afrimi mes njerëzve.
“Të nderuar motra dhe vëllezër, më lejoni t’ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit të bekuar. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, të pranuar dhe plot shëndet, paqe e begati për ju dhe familjen tuaj. Le të jetë ky muaj një kohë për reflektim, përmbushje shpirtërore dhe bashkim të zemrave”, thuhet në urimin e tij.
Më tej, ambasadori nënvizon se Ramazani është një mundësi për të forcuar vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Ai lutet që Zoti t’u dhurojë besimtarëve forcë, durim dhe shpërblime të shumta, si dhe t’i udhëzojë drejt veprave të mira gjatë këtij muaji të shenjtë, transmeton helveticALforum.ch
Mesazhi i ambasadorit Demiri vjen si një dëshmi e përkushtimit për ruajtjen dhe promovimin e vlerave fetare, kulturore dhe shpirtërore të komunitetit shqiptar në diasporë, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e bashkëpunimit dhe harmonisë mes bashkatdhetarëve.




