Sukseset e shqiptarëve po vazhdojnë të shënojnë arritje të rëndësishme edhe në skenën ndërkombëtare. Artistja nga Kosova, Anila Aliu, ka shënuar një tjetër moment të jashtëzakonshëm në karrierën e saj, duke u nderuar me një “Citation” – mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të New York-ut.
Ceremonia solemne u zhvillua në New York, ku Aliu pati mundësinë të flasë përkrah figurave të larta institucionale, përfshirë liderë të njohur, ambasadorë, deputetë dhe senatorë amerikanë. Ky vlerësim përbën një dëshmi të fuqishme të rrugëtimit të saj profesional – një rrugë që nisi në Kosovë dhe sot shtrihet deri në institucionet më të larta shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja shprehu emocionin dhe mirënjohjen për këtë nderim të veçantë, duke e cilësuar atë si një kujtesë të fuqisë së vullnetit dhe pasionit:
“Nga Kosova në Kapitullin e Shtetit të New York-ut. Jam e nderuar të pranoj një Mirënjohje Zyrtare nga Asambleja dhe të flas krah liderëve, ambasadorëve dhe senatorëve të shquar.”
Aliu theksoi se këtë vlerësim e pranon me mirënjohje të thellë dhe me një përkushtim të ri për të vazhduar përfaqësimin e Kosovës përmes artit, integritetit dhe ekselencës në çdo hap të karrierës së saj.
Pjesëmarrja dhe vlerësimi i artistëve kosovarë si Anila Aliu në platforma prestigjioze ndërkombëtare dëshmon rolin e rëndësishëm që arti luan në diplomacinë kulturore, duke shërbyer si një urë e fuqishme lidhëse mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky sukses jo vetëm që nderon artisten, por edhe forcon imazhin e Kosovës si një vend i talentit, përkushtimit dhe vlerave universale, transmeton albaniannews, përcjell helveticALforum.ch




