Me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, VATRA në Boston, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit, organizon një aktivitet të veçantë në nderim të kësaj dite historike.
Të ftuar specialë do të jenë ish-kongresmeni shqiptar-amerikan Joseph J. DioGuardi dhe bashkëshortja e tij, Shirley DioGuardi.
Më 14 Shkurt 2026 (Shtunë) në Ora 10:00 – 11:30 në Harvard University, do të mbahet një kumtesë e hapur me pjesëmarrjen e tyre.
Më pas, në ora 12:00pm do të mblidhemi në sheshin Bashkisë së Bostonit për ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Kosovës, organizuar nga VATRA dhe MAASBESA, në nderim të dëshmorëve dhe sakrificës për liri.
Të ftuar nderi në këtë aktivitet do të jenë z. DioGuardi dhe znj. DioGuardi.
Ju ftojmë të gjithë të bashkohemi për të festuar këtë ditë të shenjtë me krenari, respekt dhe unitet kombëtar.
Lavdi Dëshmorëve!
Rroftë Kosova e Lirë! /GD




