2.1 C
Zurich
Wednesday, February 4, 2026
spot_img
spot_img

Spiropali në Washington, takim me kongresmenin Jimmy Patronis

Duhet ti lexosh

Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali vijon takimet në Amerikë, ku këtë herë është pritur nga kongresmeni amerikan Jimmy Patronis. Në një postim në X, ku ka postuar foto nga takimi, Spiropali shkruan se në fokus të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe krijimi i mundësive të reja për zhvillim ekonomik e strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kënaqësi të shkëmbej ide me kongresmenin Jimmy Patronis se si bashkëpunimi më i ngushtë mund të zhbllokojë mundësi të reja midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Diskutuam potencialin e fortë për bashkëpunim ndërsektorial, veçanërisht në zgjerimin e investimeve amerikane në Shqipëri, me energjinë dhe infrastrukturën në zemër të këtij vizioni të përbashkët”, shkruan Spiropali.

Ministrja shton se gjatë takimit u theksua rëndësia e projekteve strategjike të infrastrukturës, si Korridori VIII, i cili ka rol kyç për sigurinë dhe lëvizshmërinë ushtarake të NATO-s. Po ashtu, u diskutua për korridoret e tjera të energjisë dhe sigurisë që kontribuojnë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

- Reklama -

Ne gjithashtu nënvizuam se sa jetike është lidhja e infrastrukturës për sigurinë dhe lëvizshmërinë ushtarake të NATO-s, me theks të veçantë në projektin strategjik të Korridorit VIII, së bashku me korridoret e tjera kyçe të energjisë dhe sigurisë që kontribuojnë në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal”, përfundon postimin Spiropali, transmeton kjone.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme