8.9 C
Zurich
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Ram Lahaj për herë të parë në Gjenevë – një mbrëmje e veçantë kulturore në Victoria Hall

Duhet ti lexosh

Gjenevë – Siç mëson HelveticALforum, më 23 shkurt 2026 qyteti i Gjenevës do të jetë nikoqir i një ngjarjeje të veçantë kulturore që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e publikut. Në skenën prestigjioze të Victoria Hall, duke filluar nga ora 19:30, do të performojë për herë të parë në Gjenevë tenori i mirënjohur shqiptar nga Kosova, Ram Lahaj.

Ram Lahaj është një nga emrat më të spikatur të operës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ai ka interpretuar role kryesore në vepra të njohura si Alfredo në La Traviata, Duca di Mantova në Rigoletto dhe Rodolfo në La Bohème. I konsideruar si një ndër artistët e parë kosovarë të operës që ka depërtuar në teatrot më prestigjioze të botës, Lahaj ka ndarë skenën me legjenda të operës, përfshirë Plácido Domingo, i cili më vonë e nderoi atë me çmimin e Konkursit Botëror të Operës “Operalia”.

Kjo mbrëmje artistike merr një dimension edhe më të veçantë me pjesëmarrjen e Marigona Qerkezit si mysafire speciale – një emër që përfaqëson krenari dhe talent për kulturën shqiptare.

- Advertisement -

Ngjarja i dedikohet veçanërisht bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, por është e hapur për të gjithë artdashësit. Hyrja do të jetë falas, megjithatë vendet janë të kufizuara dhe duhet të rezervohen paraprakisht përmes linkut:
👉 https://bit.ly/3ZhqHEm?r=qr, transmeton helveticALforum.ch

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme