1.8 C
Zurich
Saturday, January 31, 2026
spot_img
spot_img

Dr HC MARIA ELENA RAMIREZ PROMOVUESE E PAQES DHE BOTUESE KULTURORE NGA VENEZUELA

Duhet ti lexosh

NGA ANGELA KOSTA, ITALI

Sot jetojmë në një botë ku konfliktet politike dhe tensionet sociale shumë shpesh, dominojnë lajmet dhe rrëfimet globale, të cilat krijojnë përçarje por fatmirësisht ka zëra që përpiqen të sjellin një mesazh bashkimi, vëllazërimi, cilivizimi, humanizmi dhe paqeje, e një prej këtyre zërave është Dr Hc Maria Elena Ramirez, themeluese dhe botuese e revistës së njohur „Humanity Magazine Global“;, revistë ndërkombëtare e cila fokusohet në art, kulturë, frymëzim dhe promovim të vlerave të paqes mes kombeve dhe shoqërive.

Qëllimi themelor i „Humanity Magazine Global“; është të motivojë lexuesit që, pavarësisht mundimeve të jetës dhe përçarjeve shoqërore, të gjejnë një arsye për të besuar, për të shpresuar dhe për të përparuar drejt një bote ku paqja dhe mirëqenia njerëzore, janë vlera që duhen ruajtur dhe promovuar vazhdimisht. Revista përpiqet të mbjellë ato ide dhe ideale të cilat forcojnë ndjenjën e unitetit global, duke përfaqësuar kulturat, artin dhe idetë që i bashkojnë njerëzit pavarësisht kufijve apo traditave të ndryshme etnike. Përveç rolit si botuese, Dr Hc Maria Elena Ramirez është një nga zërat më aktivë në promovimin e kulturës së paqes dhe drejtësisë sociale. Përfshirja e saj në Menaxhimin Social dhe Programet SocioKomunitare, i ka dhënë një bazament të fortë për të kuptuar nevojat e komuniteteve për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet kulturave. Si krijuese, autore dhe poete, ajo ka botuar reflektime dhe fragmente që lidhen me nxitjen e paqes, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjelltë midis kombeve, poetëve dhe kontinenteve.

Përmes punës së saj të pandërprerë edhe nëpërmjet mediave, intervistave, emisioneve radiofonike dhe pjesëmarrjeve në konferenca ndërkombëtare, ajo i fton njerëzit të reflektojnë për rëndësinë e bashkëpunimit global dhe ndërgjegjësimit njerëzor ndaj sfidave botërore që kërkojnë zgjidhje të vazhdueshme paqësore. „Humanity Magazine Global” është një revistë me format të zgjeruar që synon të jetë një dritare e hapur drejt një bote më të mirë, ku arti dhe kultura shërbejnë si mjete për të ndriçuar sadopak probleme të thella shoqërore si dhe për të promovuar mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Ajo përfshin tema të ndryshme ku përfshihet dialogu dhe solidariteti njerëzor, duke sjellë zëra nga artistë, poetë, personalitete kulturore, aktivistë dhe njerëz të fushave të ndryshme të jetës sociale.

Dr Hc Maria Elena Ramirez është një ndër figurat ndërkombëtare të paqes, e njohur jo vetëm si botuese, por edhe si autore meditimesh filozofike, poezish dhe ese, si dhe një promovuese e vendosur e të drejtave të njeriut, mjedisit dhe vëllazërisë paqësore.

Për këtë ajo është vlerësuar me tituj të lartë, si: Doctor Honoris Causa, Ambasadore e Paqes dhe Ambasadore kulturore e Venezuelës në botë, rol i të cilin e ka vënë në shërbim të shoqërisë për paqen globale. Një nga aspektet më të rëndësishme të punës së saj është“Humanity Magazine Global”;botimi global ku ajo shërben si CEO dhe fondatore. Revista vepron si një platformë multidimensionale ku secili numër i saj sjell reflektime, intervista, poezi, ese dhe mesazhe të fuqishme mbi bashkëjetesën, paqen, respektin dhe solidaritetin. Përmes përfshirjes së personaliteteve nga fusha të ndryshme: arti, kultura, muzika, sporti dhe shoqëria civile, revista krijon gjithashtu një hapësirë dialogu dhe bashkëpunimi ndërkulturor.

Publikimet e revistës shpesh përfshijnë edhe“Letra të Paqes Botërore – World Peace Letters”; një iniciativë kjo e Dr Ramirez që synon të mbledhë zëra të ndryshëm për paqe dhe mirëkuptim në një kontekst global. Këto letra janë pjesë e revistës dhe ndihmojnë në përcjelljen e ideve të bashkëjetesës, tolerancës dhe solidaritetit mes komuniteteve të ndryshme të botës. Revista „Humanity Magazine Global“;, bashkon zëra nga Irani, Argjentina, Italia, Japonia, Shqipëria, Kosova, SHBA, Koreja e Jugut, Kina, etjer… Dhe kjo ndodh sepse ideja e paqes nuk njeh kufij. Revista nuk bën dallime sociale, nuk klasifikon vlera sipas pasaportave; ajo fton të gjithë ata që kanë diçka për të thënë dhe diçka për të ndërtuar.

Në një komunikim për redaksinë e një reviste Dr Maria Elena Ramirez shprehet: „Arti është gjuha më e lartë e paqes. Ai mund të depërtojë aty ku politika dështon, aty ku fjalët mbeten bosh. Ne jemi përgjegjës për një botë më të mirë dhe kjo fillon së pari me ndërgjegjësimin tonë shpirtëror.” “Letërsia nuk është vetëm art por është edhe formë rezistence shpirtërore.” . Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron forca e saj: në qasjen e thellë njerëzore, ku fjala e shkruar nuk është vetëm informacion, por edhe shërim.

Në një botë që kërkon përparësi të vazhdueshme, Dr Maria Elena Ramirez na kujton se ndonjëherë mjafton një varg, një shkronjë, një frazë, një faqe, apo qoftë edhe një njeri fare i thjeshtë, për të ndezur pishtarët që me ndriçimin e tyre na rrëfejnë udhën e duhur drejt paqes së dëshiruar. „Paqja nuk është mungesa e luftës, por prania e drejtësisë, e dashurisë dhe e dialogut.” 

Në konferenca dhe intervista të shumta, shpesh ajo thekson rolin e grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe humane: “Gratë janë bartëse të jetës, dhe pa to jeta nuk ka paqe. Prandaj, zëri i tyre është themelor në çdo proces humultues kulturor”. Kur një grua ngre zërin për paqe, nuk flet vetëm për veten, ajo flet për një botë të tërë që kërkon të dëgjohet.” Ja pse ende sot, ajo vazhdon të udhëheqë botimin e revistës “Humanity Magazine Global;, të shkruajë, të flasë dhe të organizojë aktivitete ndërkombëtare për bashkëpunim ndërkulturor, sepse ka vite që jetën e saj e vë në shërbim të njerëzimit, ashtu si një penë që nuk ndalet kurrë. Dr HC Maria Elena Ramirez ka lindur dhe jeton në Venezuelë, por aktiviteti i saj është global.

Me një formim të gjerë në shkenca humane, filozofi dhe komunikim, ajo ka ndërtuar karrierën e saj në disa drejtime paralelisht: si botuese, shkrimtare, promovuese e paqes dhe aktiviste kulturore. Ajo është themeluese dhe drejtoreshë e “Humanity Magazine Global;, një revistë ndërkombëtare që ka bashkuar zëra nga mbi 50 vende në emër të paqes dhe njerëzimit. Për meritat e saj në promovimin e kulturës së paqes, Maria Elena Ramirez është nderuar me tituj të ndryshëm prestigjioz dhe është shpallur Ambasadore Globale e Paqes. Ka marrë gjithashtu çmime ndërkombëtare si lidership humaniste dhe krijimtari. Veprimtaria e saj shtrihet edhe në projekte arsimore dhe sociale, ku fton brezat e rinj të reflektojnë mbi vlerat njerëzore dhe përgjegjësinë kolektive. /HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme