BallinaDiasporaShoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër mban mbledhjen e radhës të shtunën, më 31...

Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër mban mbledhjen e radhës të shtunën, më 31 janar, në Uster

-

Si njëra ndër shoqatat tashmë të njohura në Zvicër dhe më gjerë, Shoqata “Gjergj Kastrioti” u drejtohet anëtarëve dhe gjithë mërgatës sonë në diasporë për të njoftuar se mbledhja e radhës do të mbahet:

Të shtunën, më 31.01.2026
Ora 19:00
Adresa: Berchtoldstrasse 10, 8610 Uster

Kryesia i fton të gjithë ata që dëshirojnë ta nderojnë këtë takim, të njoftojnë për pjesëmarrjen e tyre.

Tema e bashkëbisedimit ende nuk është zyrtarizuar në detaje, por sipas kryetarit të shoqatës, z. Agim Pepaj, gjatë takimit do të diskutohet për manifestimin që pritet të mbahet në muajin maj, me rastin e datëlindjes së Kryeheroit të Kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe për tema të tjera me rëndësi të veçantë për komunitetin.

Z. Pepaj theksoi se bashkëbisedimi me veprimtarët dhe anëtarët është shumë i nevojshëm, në mënyrë që organizimet e shoqatës të jenë sa më profesionale, veçanërisht kur merret parasysh se shoqata mban emrin e kryeheroit tonë kombëtar.

Pritjet janë të mëdha dhe organizatorët presin një bashkëbisedim të frytshëm.

Faleminderit dhe mirë u pafshim!, transmeton: Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër, përcjell: helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Promovohet libri “Lufta dhe shqiptarët” i Dr. Pëllumb Qazimit në Lubjanë

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Lubjanë, 02 tetor 2026 – Në organizim të Shoqatës Kulturore “Migjeni” të Lubjanës u zhvillua promovimi i librit “Lufta dhe shqiptarët” të autorit Dr. Pëllumb Qazimi, një aktivitet kulturor...