Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder këtë të premte po zhvillon një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij Schidier foli lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Sipas tij është shumë e rëndësishme që të mos bëhen hapa pas. Ai theksoi se Shqipëria ka patur një ecuri të madhe në negociata.
“Mendoj që bashkëpunimi në disa çështje po ecën mirë. Dhe mësoja që ka edhe unanimitet në disa çështje. Do doja që përmirësimi i kulturës politike është njëra gjë. Dhe Shqipëria ka patur një ecuri madhore në negociata, vlerësim i Komisionit në pranverë do ecë mirë, Shqipëria do ecë mirë. Por këtu nuk bëhet fjalë për hapjen e kapitujve, por puna është edhe tek mbyllja.
Ideja e ligjit nuk është se e kënaqem BE duke miratuar ligje, por për t’u afruar me standarde europiane në zbatim. Pra pas miratimit të legjislacionit ka shumë punë për të bërë dhe kjo më duket mirë sepse Shqipëria ka vendosur t’i përkushtohet reformave, sepse ka ndërmarrë hapin të bënte rivlerësimin e prokurorëve e gjyqtarëve dhe kjo ka reflektuar mirë në opinionin publik.
Pra nuk duhet të ngecësh në vend, apo të bësh hapa pas. Duhet të bindësh publikun dhe unë dua që zgjerimi të bëhet realitet dhe ta shoh konkret. Këtu arena politike, qeveria opozita, media të gjithë duhet të bëni të pamundurën që të ketë komunikimin të duhur se ku është Shqipëria tani dhe ku duhet të arrijë”, tha ai.
Ai foli edhe lidhur me çështjen e heqjes së imunitetit të ministres Belinda Balluku. Ai theksoi se nuk komenton çështje të cilat janë në hetim.
“SPAK duhet mbështetur, por ne nuk komentojmë çështje në hetim që i takon Parlamentit shqiptar dhe as punën e drejtësisë”, tha ai.
“Në disa raste mund të merren vendime shpejt, në disa raste të tjera duhet të shihet dosja me vëmendje. Mësova se ka një afat kohor që nuk ka përfunduar, dhe nuk është momenti për të bërë komente.
Na kanë siguruar të gjithë aktorët në parlament se janë të përgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre”, shtoi ndër të tjera ai, transmeton euronewsal.




