2.2 C
Zurich
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

Telegram urimi për kryesinë e re të Shoqatës Humanitare “Medvegja”, me qendër në Fully të Zvicrës

Duhet ti lexosh

Të nderuar motra dhe vëllezër medvegjas që jetoni dhe veproni në Zvicër,

Me vëmendje kemi përcjellë Kuvendin e fundit të Shoqatës Humanitare “Medvegja”, të mbajtur në Zvicër. Na gëzon jashtëzakonisht suksesi, uniteti dhe fryma bashkëpunuese që u dëshmua në këtë kuvend.

Shoqata Humanitare “Medvegja” është e njohur për kontributin e saj të çmuar në të gjitha sferat kombëtare, për plot 43 vjet rresht që nga themelimi i saj. Në këtë shoqatë ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë veprimtarë të devotshëm dhe atdhetarë të palodhur.

Jemi të vetëdijshëm se Shoqata “Medvegja” ka bashkëpunuar ndër vite me shoqata të tjera të Luginës, e në veçanti me Shoqatën Humanitare “Lugina e Preshevës” në Zvicër. Ky bashkëpunim në shumë aktivitete është shembull i mirë dhe i domosdoshëm, sepse ne besojmë fuqishëm se diaspora jonë duhet të jetë e bashkuar.

Medvegja meriton angazhim serioz dhe përkushtim të vazhdueshëm, dhe ne jemi të bindur se rreth kësaj shoqate ka atdhetarë që nuk do të ndalen kurrë. Nga ajo që kemi mësuar dhe nga njohja që kemi për kryetarin e sapo rizgjedhur, besojmë fuqishëm se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me ne, ashtu siç edhe ne jemi plotësisht të hapur për bashkëpunim të sinqertë dhe vëllazëror.

Urime Kryetar z. Zenel Neziri dhe kryesi e nderuar e shoqatës! Ne jemi me ju dhe presim bashkëpunime të frytshme në të ardhmen.

Shëndet, suksese dhe Zoti ju bekoftë!

Vllaznim Behluli

Kryetar i OVL-së së UÇPMB-së në Preshevë

28 janar 2026

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme