POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, në Ambasadën e Kosovës në Uashington

Siç mëson helveticALforum.ch, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka takuar në Ambasadë Sekretarin e Shtetit të Iowas, z. Paul Pate, së bashku me delegacionin e tij.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Shtetit të Iowas dhe Kosovës, si dhe u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në fusha të ndryshme.

Ambasadori Dugolli dhe Sekretari Pate ripohuan se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë prioritete të përbashkëta në forcimin e stabilitetit rajonal dhe promovimin e vlerave demokratike, duke u mbështetur mbi miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e veçantë ndërmjet dy vendeve.

Takimi konfirmon edhe një herë rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta Kosovë–SHBA dhe angazhimin për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton Ambasada e Kosovës në Uashington, përcjell helveticALforum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB