POSTIMET E FUNDIT

Vatra në Boston ju fton në ngritjen e Flamurit të Kosovës më 14 Shkurt 2026

Miq të VATRËS, më 14 Shkurt 2025, VATRA në Boston në bashkëpunim me MaasBesa organizon ngritjen solemne të Flamurit të Kosovës në sheshin e Bostonit.

Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë në këtë akt nderimi për ata burra e gra që sakrifikuan jetën, rininë dhe gjithçka kishin, që Kosova të lindte si shteti më i ri i Europës.

Le të mblidhemi së bashku për të përkulur kokën me respekt para dëshmorëve, për të ngritur lart flamurin e lirisë dhe për të dëshmuar se diaspora shqiptare nuk harron kurrë gjakun dhe sakrificën e kombit të saj.

Mos mungoni. Ruajeni datën 14 Shkurt 2026 nga ora 11:30-2:00pm në City Hall Boston

Liria ka emër, flamuri ka histori, dhe historia na thërret.

Na ndiqni edhe web faqja e VATRES, vatraboston.com për çdo informacion e aktivitet të VATRES dega në Boston. /GD

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB