4 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

1.2 milionë italianë pushuan në Shqipëri në 2025-ën

Duhet ti lexosh

12.4 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në vitin 2025-n. 700 mijë më shumë nga viti paraardhës, ku pas shqiptarëve të Kosovës, italianët kryesojnë listën.

Mbi 1.2 milion italianë zgjodhën Shqipërinë për pushime gjatë vitit të kaluar, 3.3% më shumë krahasuar me vitin 2024. Vizitorë nga vendet fqinje të shumtë pati edhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.


Për britanikët, Shqipëria është konsideruar si një zbulim në vitet e fundit në mesin e destinacioneve më të njohura të Mesdheut. Mbi 932 mijë turistë nga Britania e Madhe janë regjistruar gjatë vitit të kaluar, mbi 20% më shumë se në vitin 2024.

Performancë pozitive kanë shënuar edhe vendet e tjera të Bashkimit Europian. Shifrat tregojnë një rritje të turizmit në vend edhe në tregun transatlantik, ku më shumë amerikanë dhe kanadezë vizituan Shqipërinë.

Shtimi i numrit të turistëve u përkthye në rritjen e të ardhurave, ku përgjatë 9-mujorit të vitit 2025 ato arritën në 4.4 miliardë euro, ose një rritje prej 14.5%.

Të dhënat tregojnë po ashtu se sitet e trashëgimisë kulturore u vizituan nga mbi 1.5 milionë vizitorë, duke shënuar rritje të të ardhurave me 30.63% krahasuar me vitin 2024.

Teksa publikoi statistikat e turizmit për vitin 2025, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se shifrat ofrojnë një panoramë të qartë të zhvillimit turistik të vendit, ndërsa theksoi se ka nevojë për planifikim më të kujdesshëm, menaxhim të qëndrueshëm dhe orientim strategjik, transmeton gtema.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme