Presidenti Donald Trump po mban fjalën e tij në Samitimn në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.www.gm. Ai është shprehur se sot bota është më e mirë se një vit më parë, ndërsa ka shtuar se që në kohë që është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, i ka dhënë fund 8 luftërave.
Trump ka renditur arritjet e administratës së tij, mes të cilave ishte edhe operacioni në Iran, ku predienti i SHAB tha se shkatërroi programin bërthamor të këtij vendi. “Sot bota është më e pasur dhe më në paqe nga sa ishte një vit më parë.
I kemi dhënë fund disa luftërave për të cilat shumë njerëz përfshirë dhe mua nuk kishim informacion. Jemi të lumtur që i dhamë fund luftës mes Indisë dhe Pakistanit. Kam përfunduar 8 luftëra.
Lufta në Gaza është drejt fundit.
Kemi shkatërruar programin bërthamor të Iranit. Irani ishte 2 muaj larg finalizimit të këtij programi. Nëse Irani do të bisedojmë, ne do të bisedojmë”, tha ai, transmeton BW.




