Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Rama në samitin e COP29: Duhet vullnet politik dhe akte konkrete për ndryshimet klimatike

by administrator
10:42 13/11/24
in Atdheu në objektiv
Rama në samitin e COP29: Duhet vullnet politik dhe akte konkrete për ndryshimet klimatike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar më shumë veprim nga vendet e mëdha lidhur me ndryshimet klimatike në botë, ku thekson se “ambiciet janë të mëdha, por veprimet konkrete nuk shihen”.

Gjatë fjalës së tij në samitin e OKB-së për klimën COP29, Rama tha se nuk do i përmbahet fjalimit të tij që kishte përgatitur për këtë rast dhe se mendjen e tij e ndryshuan “liderët e vendeve të mëdha që shikonin fjalimet nga ekranet e heshtura duke ngrënë dhe pirë, por pa arritur në asnjë marrëveshje konkrete lidhur me ndryshimet klimatike”.

Duke cituar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së se emetimet e karbonit janë rritur ndjeshëm gjatë 2024, Rama ngriti pyetjen para liderëve të botës se “çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?” 

“Kam vendosur të lë mënjanë fjalimin tim të përgatitur për këtë rast, sepse dje po shikoja liderët e mëdhenj, të cilët shikonin ekranet e heshtura në dhomën ngjitur nga kolltukët e tyre të rehatshmë, fjalën e vendeve të vogla pa zë. Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografojnë së bashku, ndërsa imazhet e liderëve pa zë luhen vazhdimisht në sfond. Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona, plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike por asgjë nuk ndryshon. Më e keqja është se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se emetimet e karbonit u rritën midis samitit të fundit dhe këtij aktualisht. Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi faktin se Shqipëri ka energji 100 % të rinovueshme, ndërsa shtoi se nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik nuk do të ketë veprime konkrete për të ndalur ndryshime klimatike.

“Vij këtu nga një vend i vogël, Shqipëria, dhe jemi krenar që kemi 100 % energji të rinovueshme. Nuk jam këtu për të dhënë leksione, kur jemi mësuar që të na bëjnë leksione, por pyetja ime është se çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota? Ajo që po ndodh në Europë dhe në botë sot nuk lë shumë hapësirë për optimizëm dhe optimizmi është rruga e vetme e mbijetesës që shqiptarët njohin”, tha Rama.

Në fund, Rama mbylli fjalimin e tij duke iu referuar një fjale të profetit Muhamed, që nënvizon rëndësinë e veprimeve konkrete, edhe nëse ato janë të vogla, për të ruajtur botën dhe planetin për brezat e ardhshëm.

“Ndërkohë që fjalimi im këtu po jepet në ekranet e heshtura në dhomën ngjitur ku rrinë liderët e mëdhenj, unë dua ta mbyll fjalën e atë që ka thënë profeti Muhamned: “Nëse dita e gjykimit vjen ndërkohë që njëri nga ju mban një lastar të njomë në dorë dhe ia del ta mbjellë atë para se ajo ditë të vijë, le ta mbjellin”, përfundoi Rama.

/rtsh.al/

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh