-0.3 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Ali Ahmeti: Ibrahim Rugova, themelues i vizionit politik dhe diplomatik të Kosovës

Duhet ti lexosh

Sot përkujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, figurë themelore e shtetformimit dhe vizionit politik shqiptar.

Trashëgimia e tij vazhdon të jetë udhërrëfyes edhe sot, në një kohë sfidash të reja për Kosovën dhe kombin shqiptar. Me mençuri, durim dhe vizion evropian, Presidenti Rugova ndërtoi themelet e diplomacisë kosovare dhe e vendosi çështjen e Kosovës në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Ai besoi fuqishëm në lirinë, dinjitetin dhe orientimin euroatlantik, duke i qëndruar stoik represionit dhe padrejtësive, pa u larguar asnjëherë nga ideali i tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Në këtë ditë kujtese, nderojmë veprën dhe filozofinë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, si vlerë e përhershme e historisë sonë kombëtare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Presidentin Ibrahim Rugova!

helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme