BallinaSportiSelektori i Zvicrës i la pa fjalë për Granit Xhakën

Selektori i Zvicrës i la pa fjalë për Granit Xhakën

-

Kombëtarja e Zvicrës tashmë e ka fokusin tërësisht te Kampionati Botëror i futbollit, për të cilin ka siguruar kualifikimin.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur së fundmi edhe për kapitenin e skuadrës, Granit Xhakën, i cili aktualisht aktivizohet te Sunderlandi.

Në një intervistë për Keystone-SDA, trajneri 51-vjeçar nuk i ka kursyer fjalët e mëdha për mesfushorin shqiptar, si dhe për Remo Freulerin.

I pyetur për rëndësinë e Xhakës dhe Freulerit në ekip, Yakin u shpreh: “Ata janë liderë absolutë në fushë dhe gjithmonë marrin përgjegjësi. Vetëm prania e tyre e bën ekipin më të mirë”.

Granit Xhaka vazhdon të mbetet një nga shtyllat kryesore të kombëtares helvetike, jo vetëm për cilësinë në lojë, por edhe për autoritetin dhe përvojën që sjell në skuadër.

Vlerësimet e selektorit Yakin konfirmojnë edhe një herë rolin kyç të kapitenit në synimet e Zvicrës për Botërorin../K.Goca/BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRATON PLANIN STRATEGJIK 2027–2030

0
Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka”, në mbledhjen e mbajtur më 28.10.2026, ka miratuar Planin Strategjik për periudhën 2027–2030, dokumentin themelor që përcakton vizionin,...