BallinaDiasporaKomandanti i FSK-së realizon vizita zyrtare të rëndësishme në SHBA

Komandanti i FSK-së realizon vizita zyrtare të rëndësishme në SHBA

-

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po realizon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gjenerallejtënant Jashari mori pjesë në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, ku vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin dhe falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi n% Facebook, pjesë e agjendës zyrtare ishte edhe vizita në shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve në Iowa. Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së u njoh me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në mbështetje të veteranëve.

Në përfundim të vizitës, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë amerikane që kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, veçanërisht për ata që kanë shërbyer në Kosovë./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHBA-të gati ta godasin fort Iranin brenda 96 orëve nga urdhri...

0
Shtetet e Bashkuara janë përgatitur për një operacion të ri ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit dhe mund të nisin sulmet brenda 96...