9.5 C
Zurich
Thursday, January 15, 2026
spot_img
spot_img

Mjeshtri i fotokamerës, Daut Luboja, do të dokumentojë me kamerë dhe fotografi manifestimin kulturor në Langenthal

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, Milano

Daut Luboja, një nga dokumentuesit më të përkushtuar të jetës kulturore shqiptare në diasporë, do të jetë qendër e vëmendjes edhe në mbrëmjen e veçantë kulturore që do të mbahet të shtunën, më 17 janar 2026, në Langenthal. Me profesionalizmin dhe modestinë që e karakterizojnë prej dekadash, z. Luboja do të realizojë xhirime dhe fotografi për organizatorët dhe pjesëmarrësit, si dhe do t’ua dhurojë materialin disa mediave televizive që kanë shprehur interesim për ta pasqyruar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore – pa asnjë kompensim material, ashtu siç ka vepruar gjithmonë.

Mbrëmja përfshin promovimin e librit më të ri “Udhëtim drejt rrënjëve”, si dhe një program nderimi dhe reflektimi kulturor. Ngjarja do të fillojë në ora 19:00 me apero, ndërsa programi zyrtar nga ora 19:30, duke bashkuar personalitete të jetës kulturore, publike e shoqërore, miq të librit dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në diasporë.

Përveç promovimit, programi përfshin edhe një moment solemn simbolik, surprizë për të pranishmit, si dhe një pjesë kulturo-artistike të realizuar me kujdes. Me pjesëmarrjen e tyre do ta nderojnë këtë mbrëmje figura të njohura si Darling Vlora, pasardhës i Ismail Qemal Bej Vlorës, Arsim Mulliqaj, publicist i mirënjohur, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, emblema e sportit të mundjes, Shaban Tërstena, poetja Shqiponja Vrajolli, autorët, si dhe artistë e personalitete të tjera.

Librat, me 400 dhe 600 faqe, janë botuar nga shtëpia botuese “Libri im” nga Peja, me editor Berat Thaçi dhe redaktor teknik Xhavit Thaçi.

Në kuadër të kësaj mbrëmjeje të veçantë kulturore, Instituti Helvetik Shkencor i Evropës Juglindore, me qendër në Cyrih, do të ndajë edhe “Ikonën e Diasporës”, një vlerësim simbolik dhe domethënës për kontributin, përkushtimin dhe rolin e veçantë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore e kombëtare shqiptare në diasporë.

Prania e Daut Lubojës si kameraman i manifestimit i jep ngjarjes një vlerë të veçantë dokumentare, duke garantuar që ky moment i rëndësishëm i kulturës shqiptare në diasporë të mbetet i ruajtur si pjesë e memories sonë kolektive.

Adresa:
Alte Mühle, Mühleweg 23,
4900 Langenthal, Zvicër

Info: 078 240 50 00

Ju mirëpresim!

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme