3.5 C
Zurich
Thursday, January 15, 2026
spot_img
spot_img

Ulutaş–Sorensen: Dialogu Kosovë–Serbi, kyç për sigurinë dhe stabilitetin rajonal

Duhet ti lexosh

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur dje në selinë e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen.

Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen e plotë të NATO-s për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai vuri në dukje se dialogu mbetet një element thelbësor për ndërtimin e një sigurie të qëndrueshme në Kosovë dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon, në interes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në vend.

Nga ana e tij, KFOR-i ritheksoi përkushtimin për zbatimin e mandatit të tij, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme