Nga Shefqet CAKOLLI, Prishtinë
Ti s’u bëre veç doktoreshë,
U bëre strehë,
Nëpër korridore ku ankthi rri si mjegull,
Ti hape dritare me duar t’qeta,
Dhe fjala jote binte si ujë i bekuar,
Mbi ballin e t’varfrit.
Ti mblodhe pikat e gjakut,
Si mbledhen yjet n’pëllëmbë,
Për tua fale atyre që kishin nevojë,
Atyre që s’kishin zë,
Atyre që s’kishin derë,
Atyre që s’kishin askënd,
Veç shpresës.
Në mediume,
Ti s’ishe vetëm emër n’program,
Ishe busull e mendjes,
Zemër profesioni,
Flisje për trupin, po shëroje shpirtin,
Se njeriu s’është veç mish e kockë,
Njeriu është dhimbja që se sheh kush.
E prapë, mes gjithë kësaj madhështie,
Ti mbete ajo vajza e fëmijërisë,
Ajo moshatarja ime,
Me të cilën loznim e llafosnim,
Si me i pas në xhep gjithëa stinët.
Tani, kur të dy jemi pensionuar,
S’e kemi humbur dashurinë fëmijërore,
Ajo rri aty — si një lodër e vjetër,
Që s’ka çmim,
Veç kujtim.
Se pensionohet uniforma,
E bardhe si bora,
Pensionohet edhe orari,
Po jo dora që ka shpëtuar jetë,
Jo zemra që ka pa lot pa i kthy shpinën,
Jo humanizmi që rritet si bukë,
Në sofrën e njerëzisë.
Kur dikush të thotë “Nënë Tereza e Dardanës”,
S’është metaforë për zbukurim,
Është vulë e kohës n’emrin tënd,
Se ti dije me e shëru njeriun,
Pa e lëndu dinjitetin e tij.
Mbesë, shoqe e lojës së fëmijërisë,
Ti u bëre dëshmi se mirësia,
Nuk ka moshë,
Nuk ka pension,
Dhe nuk mbyll kurrë derën.
Ti thjesht…
Ndërron turnin me dritën,
Dhe vazhdon me shëru botën,
Me praninë tënde.
14.01.2026, Prishtinë




