1.8 C
Zurich
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
spot_img

Berat Gjimshiti po shndërrohet në pikë referimi të mbrojtjes së Atalantës në këtë sezon

Duhet ti lexosh

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e plotë të trajnerit Raffaele Palladino, i cili e ka identifikuar si shtyllën kryesore të skemës mbrojtëse me tre lojtarë.

Qëndrueshmëria, siguria në ndërhyrje dhe lidershipi i Gjimshitit kanë bërë që drejtuesit e klubit të rishikojnë rolin e Isak Hien.

Sipas mediave italiane, qendërmbrojtësi suedez nuk konsiderohet më i pazëvendësueshëm në projektin aktual të Atalantës.

Merkatoja e dimrit mbetet gjithmonë e paparashikueshme dhe, përballë një ofertë rreth 30 milionë euro, Atalanta mund të vendosë të sakrifikojë Hien.

Interesi për suedezin raportohet të vijë nga Premier League, por edhe nga Interi, çka mund të shtyjë klubin bergamask të marrë një vendim të rëndësishëm financiar.

Edhe pse Hien ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Atalantës deri më tani, besimi i plotë i stafit teknik te Gjimshiti mund të rezultojë vendimtar, duke nxjerrë edhe një herë në pah vlerat dhe rëndësinë e kapitenit të Kombëtares shqiptare në nivelin më të lartë./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme