1 C
Zurich
Sunday, January 11, 2026
spot_img
spot_img

Tragjedia në Zvicër, arrestohet pronari i “Le Constellation”, lokali 5 vite pa asnjë kontroll sigurie

Duhet ti lexosh

Hetimet mbi zjarrin shkatërrimtar të natës së Vitit të Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën 116 të tjerë, kanë marrë një kthesë të re ligjore.

Prokuroria zvicerane ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të Jacques Moretti, bashkëpronar i barit “Le Constellation”, pas marrjes në pyetje të tij dhe bashkëshortes, Jessica Moretti.

Arrestimi dhe akuzat

Çifti francez, të cilët menaxhonin lokalin në resortin e njohur të skive Crans-Montana, u morën në pyetje nga prokurorët e kantonit të Valais. Jacques Moretti është ndaluar pasi autoritetet vlerësuan se ekziston rreziku i largimit të tij nga vendi. Sipas ligjit zviceran, gjykata duhet të konfirmojë masën brenda 48 orëve.Të dy bashkëpronarët janë nën hetim për vrasje nga pakujdesia, lëndime trupore dhe zjarrvënie nga pakujdesia. Hetuesit besojnë se flakët u shkaktuan nga fishekzjarrët e vendosur mbi shishet e shampanjës, të cilat ndezën shkumën izoluese të tavanit në lokalin që ndodhej në bodrum.

Skandali i sigurisë, 5 vite pa inspektime

Tragjedia ka nxjerrë në pah mangësi të rënda institucionale. Është zbuluar se “Le Constellation” nuk i ishte nënshtruar kontrolleve të sigurisë për pesë vjet, ndonëse ligji kërkon inspektime vjetore. Kryebashkiaku i Crans-Montana, Nicolas Feraud, pranoi dështimin:

“Na vjen keq për këtë – ua kemi borxh familjeve dhe do ta pranojmë përgjegjësinë,” tha ai, duke njoftuar njëkohësisht ndalimin e fishekzjarrëve në ambientet lokale.

Zvicra në zi

Dita e premte u shpall ditë zie kombëtare. Në të gjithë vendin, kambanat e kishave ranë për pesë minuta, ndërsa trenat, tramvajet dhe operacionet në aeroportin e Cyrihut u ndalën përkohësisht në nderim të viktimave, shumica e të cilëve ishin të rinj nën moshën 20 vjeç. Familjet e viktimave, të përfaqësuara nga avokati Romain Jordan, kanë kërkuar që hetimi të zgjerohet me urgjencë edhe ndaj bashkisë për “numrin tronditës të shkeljeve”, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme