-2.5 C
Zurich
Monday, January 5, 2026
spot_img
spot_img

Spiropali: Shqipëria përkrah SHBA-në kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës

Duhet ti lexosh

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në rrjetin social X duke deklaruar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për veprimet e Shteteve të Bashkuara kundër regjimit të Nicolas Maduros në Venezuelë.

Në reagimin e saj, Spiropali theksoi ase Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah SHBA-së dhe Presidentit amerikan në veprimet vendimtare kundër “regjimit narko-terrorist të Venezuelës”.

Ajo vuri në dukje se Shqipëria mbështet lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit, Rubio, në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale. Ministrja shtoi se populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës.

Spiropali nënvizoi gjithashtu se si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale. Ky reagim e pozicionon Shqipërinë si një mbështetëse të vendosur të aksionit amerikan dhe të përpjekjeve ndërkombëtare për të garantuar stabilitet dhe demokraci.

Postimi i Spiropalit në X:

Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës.

Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme