2.8 C
Zurich
Friday, January 2, 2026
spot_img
spot_img

SHKA Dardania – Aktivitetet Kulturore Nisin Fuqishëm në Vitin e Ri 2026

Duhet ti lexosh

Me fillimin e vitit të ri 2026, Shoqata Kulturore Artistike (SHKA) Dardania në Winterthur, nën udhëheqjen e presidentit z. Shefqet Cakolli, ka nisur menjëherë angazhimet e saj me projekte të vlefshme për shoqërinë dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.

Siç ka mësuar helveticALforum.ch, më 09 janar 2026 SHKA Dardania fillon zyrtarisht provat normale, duke hapur një kapitull të ri aktivitetesh kulturore dhe artistike për këtë vit. Këto prova do të zhvillohen sipas programit të zakonshëm dhe do të shoqërohen me mundësinë e regjistrimit të anëtarëve të rinj. Gjatë muajit janar 2026, shoqata do të organizojë gjithashtu edhe një audicion për zbulimin e talenteve të reja, në fusha të ndryshme artistike, duke u dhënë hapësirë fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë të interesuarve që dëshirojnë të kontribuojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në art dhe kulturë, transmeton helveticALforum.ch.

Me rastin e fillimit të aktiviteteve, drejtuesit e SHKA Dardania u urojnë të gjithë anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve gjithë të mirat për vitin e ri 2026, duke i përshëndetur për kthimin nga pushimet dhe duke i ftuar me ngrohtësi pranë SHKA Dardania, e cila mbetet një vatër e rëndësishme e ruajtjes dhe promovimit të kulturës shqiptare.

SHKA Dardania vazhdon të dëshmojë se përkushtimi, puna dhe dashuria për artin janë themele të forta për një komunitet më të bashkuar dhe më aktiv, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme