Bernë, 02 janar 2026 – Pas tragjedisë së rëndë që goditi Crans-Montana, reagimet e solidaritetit dhe ngushëllimit kanë ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, duke shprehur mbështetje të plotë për popullin zviceran në këtë moment të vështirë.
Një shenjë domethënëse respekti dhe solidariteti është bërë publike edhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë. Sipas njoftimit zyrtar, në shenjë nderimi për viktimat dhe të prekurit nga ngjarja tragjike, flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur në gjysmështizë në ambientet e ambasadës, transmeton helveticALforum.ch
“Në shenjë respekti dhe solidariteti me Zvicrën pas tragjedisë në Crans-Montana, flamuri i Republikës së Kosovës valon në gjysmështizë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me popullin zviceran dhe me të gjithë të prekurit”, thuhet në deklaratën e ambasadës, transmeton helveticALforum.ch
Ky gjest simbolik pasqyron lidhjet e ngushta mes komuniteteve shqiptare dhe Zvicrës, një vend që prej dekadash ka qenë shtëpi dhe mbështetje për shumë bashkatdhetarë. Mesazhet e solidaritetit nga institucionet dhe qytetarët shqiptarë dëshmojnë edhe një herë ndjenjën e përbashkët të dhembshurisë dhe qëndrimit pranë atyre që përballen me humbje dhe dhimbje.
Në këto momente, mendimet dhe lutjet e komunitetit shqiptar mbeten me familjet e prekura dhe me gjithë shoqërinë zvicerane, transmeton helveticALforum.ch




