1.9 C
Zurich
Friday, January 2, 2026
spot_img
spot_img

Kryeministri grek pret grupin e këngëtarëve arvanitas, këndojnë shqip!

Duhet ti lexosh

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mirëpriti grupin e këngëtarëve tradicionalë arvanitas në Pallati Maximos, duke vijuar një nga traditat festive të Vitit të Ri, në një atmosferë të ngrohtë dhe simbolike. Ceremonia u organizua të mërkurën në mëngjes, më 31 dhjetor, kur këngëtarët tradicionalë të këngëve të Vitit të Ri vizituan Pallatin Maximos. Artistët, të ardhur nga Shoqata Arvanitase e Liosion–Ilion, interpretuan këngë tradicionale për Kryeministrin dhe familjen e tij, duke ruajtur një zakon të hershëm të komunitetit arvanitas.

Mes këngëve të interpretuara ishte edhe kënga tradicionale:

“Mirëse të na vijë Viti i Ri,

mirë të na gjejë.”

Kryeministri Mitsotakis ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Sofia. Ata shkëmbyen urime dhe dhurata me këngëtarët, duke vlerësuar kontributin e Arvanitas në trashëgiminë kulturore dhe folklorike të Greqisë. Kjo pritje festive në Pallatin Maximos u pa si një gjest simbolik i respektit ndaj traditave popullore dhe shumëllojshmërisë kulturore, në prag të ndërrimit të viteve, transmeton kjone.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme