-0.4 C
Zurich
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Zvicër: Ankth dhe dhimbje pas zjarrit tragjik në Crans-Montana

Duhet ti lexosh

CRANS-MONTANA – Pas zjarrit shkatërrues që shpërtheu në natën e Vitit të Ri në një bar në Crans-Montana, shumë familje vazhdojnë të jetojnë në pasiguri për fatin e fëmijëve dhe të afërmve të tyre. Sipas autoriteteve zvicerane, të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Sipas autoriteteve zvicerane, të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, transmeton 20min.ch. Presidenti i Konfederatës, Guy Parmelin, deklaroi në një konferencë për media se “shumë prindër nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur me fëmijët e tyre”. Identifikimi i viktimave po rezulton i vështirë, pasi shumë prej të plagosurve dhe viktimave kanë pësuar djegie të rënda. Autoritetet paralajmërojnë se procesi mund të zgjasë disa ditë.

Spitali Universitar i Lozanës konfirmoi se shumica e pacientëve janë të rinj, me moshë mesatare nga 16 deri në 26 vjeç. Ata kishin ardhur për të festuar ndërrimin e viteve, pa e imagjinuar se festa do të kthehej në tragjedi.

Në rrjetet sociale, familjarë dhe miq po publikojnë thirrje për ndihmë, duke kërkuar informacion për persona të zhdukur. Disa prej tyre përshkruajnë veshjet e fundit të të rinjve ose kërkojnë të dinë nëse janë transportuar në spitale të ndryshme nga shërbimet e emergjencës, transmeton 20min.ch. Për të mbështetur familjet dhe për të mbledhur informacione, autoritetet kanë hapur një linjë telefonike emergjente për dëshmitarë dhe të afërm të viktimave. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se janë vënë në dispozicion mjete të konsiderueshme për të përshpejtuar procesin e identifikimit.

“Është një moment jashtëzakonisht i dhimbshëm për të gjithë,” tha presidenti i qeverisë kantonale, Matthias Reynard. “Pasiguria është e rëndë, por hetimet kërkojnë kohë.” Zvicra është në zi, ndërsa vendi shpreh solidaritet me familjet e prekura nga një prej tragjedive më të rënda të viteve të fundit, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme