Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar se është duke monitoruar nga afër zhvillimet në Crans-Montana dhe ndodhet në gjendje të plotë gatishmërie për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të saj.
Sipas njoftimit zyrtar, ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që ndodhen në zonën e Crans-Montana ose përreth saj, që në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë shërbimet emergjente të ambasadës. Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës në Zvicër është: +41 77 479 11 86, transmeton helveticALforum.ch
Po ashtu, për familjet e brengosura që kërkojnë informacione, autoritetet zvicerane kanë vënë në dispozicion edhe numrin emergjent: +41 848 112 117.
Ambasada e Kosovës thekson se mbetet në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet lokale zvicerane dhe do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të ri, duke garantuar mbështetje dhe asistencë për qytetarët e Kosovës në Zvicër, transmeton helveticALforum.ch




