POSTIMET E FUNDIT

Një jetë në shërbim të unitetit dhe shtetit

Nga Musa Sylejmani, Zvicër

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Nexhat Daci, ish-Kryetar i Parlamentit, me të cilin kem pasur raporte të veçanta njerëzore dhe bashkëpunimi.

Prof. Daci ishte faktor numër një në ndërtimin e bashkëpunimit dhe unitetit politik, duke dhënë një kontribut të çmuar me urtësi, maturi dhe vizion në momente kyçe për vendin.

Takimet dhe momentet e veçanta që kemi pasur mbeten kujtime të paharruara, ku gjithmonë spikaste përkushtimi i tij për dialog, mirëkuptim dhe interesin e përgjithshëm kombëtar.

Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh bashkëshortes së tij, znj. Zeneta Daci, familjes Daci dhe gjithë familjarëve, duke u dëshiruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla ndër ne.

U prehsh në paqe në tokën e Dardanisë antike, Prof. / helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB