0.4 C
Zurich
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Afaristë të diasporës ofrojnë bashkëpunim konkret për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”

Duhet ti lexosh

Sot, Universiteti “Haxhi Zeka” pati nderin të mirëpresë dy bashkëvendës afaristë të suksesshëm të diasporës, të cilët me punë, përkushtim dhe vizion kanë ndërtuar dhe zhvilluar bizneset e tyre në Gjermani dhe Austri. Bëhet fjalë për z. Ylber Shabaj dhe z. Bashkim Krasniqi, vizita e të cilëve shënon një moment të veçantë falënderimi, respekti dhe shprese për bashkëpunime konkrete në shërbim të studentëve dhe të rinjve tanë.

Z. Shabaj, afarist i njohur në sferën e patundshmërive, ofrimit të shërbimeve të kontabilitetit dhe auditimit, me degë të kompanisë së tij edhe në Prishtinë ku punësohen të rinj kosovarë, si dhe z. Krasniqi, i specializuar në Graz të Austrisë në fushën e ndërtimit dhe patundshmërive, vizituan universitetin tonë me qëllimin e qartë për të ofruar bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet bizneseve të tyre dhe programeve studimore të Fakulteti i Biznesit. Ky bashkëpunim pritet të shtrihet edhe në aktivitetet e FERD, si dhe në projekte të përbashkëta që do të zhvillohen nga UNI NOVA, veçanërisht në fushën e start-up-eve dhe inkubatorëve të biznesit.

Mysafirët u pritën nga Prof. Dr. Armand Krasniqi, Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka”, Dr. sc. prof. asoc. Ylber Januzaj, Dekan i Fakultetit të Biznesit, si dhe Dr. sc. Petrit Hajradi, profesor i angazhuar në Fakultetin Juridik. Në një atmosferë të hapur, miqësore dhe bashkëpunuese, u diskutuan mundësitë konkrete për ndërlidhjen e dijes akademike me përvojën praktike të biznesit, duke e vendosur studentin në qendër të këtij partneriteti.

Kjo vizitë përfaqëson më shumë sesa një takim protokollar: ajo është dëshmi e lidhjes së fortë emocionale dhe profesionale të diasporës sonë me atdheun, si dhe e gatishmërisë për të investuar kohë, dije dhe ekspertizë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj. Universiteti “Haxhi Zeka” shpreh mirënjohjen më të sinqertë për këtë vullnet bashkëpunues dhe mbetet i përkushtuar që, përmes partneriteteve të tilla, të krijojë ura të qëndrueshme ndërmjet arsimit të lartë, biznesit dhe zhvillimit rajonal, njofton UHZ, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme