0.8 C
Zurich
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Qeveria blen ambasadë në Londër, shpërblen pensionistët dhe shlyen borxhet e bashkive

Duhet ti lexosh

Këshilli i Ministrave ka miratuar një Akt Normativ, duke bërë ndryshime të rëndësishme në Buxhetin e Shtetit për vitin 2025. Vendimi parashikon rishpërndarjen e fondeve të papërdorura, blerje të rëndësishme pronash jashtë shtetit, si dhe injektim parash për pushtetin vendor dhe shtresat në nevojë. Më poshtë zbardhen pikat kryesore të këtij akti.

Fondet e papërdorura shkojnë për pensionistët

Një nga vendimet më sensitive prek kategorinë e pensionistëve. Sipas aktit normativ, të gjitha fondet që nuk janë shpenzuar nga buxheti i vitit 2025 nuk do të digjen, por do të transferohen në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë.

“Për vitin 2025, fondet e papërdorura të buxhetit të këtij viti kalojnë në llogarinë e mbështetjes së pensionistëve… dhe përdoren sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”, thuhet në Aktin Normativ.

Gjithashtu, një fond prej 2.2 miliardë lekësh është alokuar specifikisht për ministrinë e çështjeve sociale për mbështetjen e shtresave në nevojë, shkruan rtsh.al.

Blihet godina e ambasadës në Londër

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë “dritën jeshile” për një investim të rëndësishëm në diplomaci. Një fond prej 520 milionë lekësh (rreth 5.2 milionë euro) është caktuar për blerjen e selisë së misionit diplomatik të Shqipërisë në Londër, Mbretëria e Bashkuar.

SPAK dhe kompensimi për Bashkinë Tiranë

Qeveria ka vendosur t’i transferojë Bashkisë së Tiranës shumën prej 636 milionë lekësh. Ky fond shërben si kompensim financiar për godinën e shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a., e cila ka kaluar në administrim të Ministrisë së Drejtësisë për nevojat e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

1.2 Miliardë lekë për borxhet e Bashkive

Për të lehtësuar bilancet e bashkive në fundvit, qeveria ka akorduar një fond prej 1.2 miliardë lekësh për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Formula e ndarjes së parave do të jetë:

60% bazuar në stokun e borxhit që ka bashkia;

40% bazuar në numrin e popullsisë.

Buxheti total vendor për vitin 2025 fiksohet në shifrën 90.9 miliardë lekë.

Financime për sportin dhe shëndetësinë

Akti përcakton gjithashtu një fond prej 800 milionë lekësh për zhvillimin e sportit, i cili ndahet si më poshtë:

300 milionë lekë për FSHF-në (organizimi i UEFA U-17 dhe U-21 European Championship);

280 milionë lekë për projektin “Ekipet sportive në shkolla” (KOKSH);

220 milionë lekë për kuota ndërkombëtare në eventin Padel “Cupra FIP Tour Platinum”.

Në shëndetësi, fondi për rimbursimin e medikamenteve është vendosur në tavanin e 12.6 miliardë lekësh, ndërsa buxheti total i sigurimeve shëndetësore arrin në 64.8 miliardë lekë, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme