0.5 C
Zurich
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York

Duhet ti lexosh

Nga Keze Kozeta Zylo

Shenjtorët e Gjuhës Shqipe, nxenës të lindur dhe rritur në Mërgim me prindër shqiptarë ose shqiptaro-amerikanë, erdhën në dhjetorin e festave me plot dashuri dhe respekt për të festuar së bashku mbylljen me plot sukses të semestrit të parë.

Ajri në të gjitha qytetet e Nju Jorkut deri në Albany u mbush me zëra shqip. Ishte si simfoni bilbilash, kur dëgjon Himnin Kombëtar me fëshfërimën e Flamurit që përndrit. Ndërsa kënga tradicionale shqiptare “Ja Na Erdhi Viti I Ri” të jep një nostalgji të madhe dhe një ngazëllim të parrëfyer.

Të gjithë nxënësit me mësueset nëpër shkollat si: Staten Island në klasat e Elonës, Entelës, në Brooklyn të Fatlindës, Rozetës, në Bronx të Helenës, Erindës, Migenës në Queens të Gentës Nazlijes, në Albany të Edvinës, Kristianthit dhe në Online të Gresilës shndritën duke interpretuar poezi nga autorë shqiptarë, kënduan dhe vallëzuan shqip. E pamundur t’i ndjekësh të gjitha shkollat shqipe në këto ditë festash, por programet ndihmojnë në përshtatje me format pedagogjike, psikologjike sipas moshës dhe niveleve të tyre gjuhësore. Nga ana tjetër duke parë rezultatet flasim të sigurtë se Shkollat Shqipe “Alba Life” po punojnë si orat zvicerane pa u ndalur kurrë.

Metodologjia në mësimdhënie e mësuesëve profesionistë përfshijnë strategjitë, metodat, teknikat për të arritur qellimin final. Një metodologji e strukturuar ka bërë që të lehtësoje të kuptuarit e të zhvillojë aftësitë kreative dhe bashkëpunuese të nxënësve.

Nxënësit janë Ëngjëjt mbrojtës të Gjuhës Shqipe, e mbrojnë duke mësuar dhe jo duke u asimiluar.

Sa krenarë jemi që vimë pranë këtyre shkollave na shkruajnë prindër shqiptare dhe ju lutemi nga thellësia e zemrave tona mos ndaloni kurrë! Kartolinat e urimit të tyre janë pothuajse në nderim të ABC-së, në nderim të fëmijëve të tyre që vinë me aq dashuri dhe gëzim pranë mjediseve të shkollave publike amerikane nëpër New York.

Vitin akademik 2025-2026 e filluam me një ditë te veçantë në shtator me vizitën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj, vizitën e të cilit e konsiderojmë një vlerësim që i bëhet punës 19 vjeçare të stafit të Shkollave Shqipe “Alba Life” rrjetit më të madh të shkollave në Diasporë. Ka qenë një moment i veçantë që nderon kontributin 19-vjeçar të kësaj shkolle në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Presidenti Begaj dhe Ambasadori Bushati u shprehën se ndjeheshin krenarë për themeluesit, punën e palodhur të mësuesve, nxënësve dhe komunitetit që mbajnë gjallë traditën tonë edhe pse larg atdheut.

Ka qenë sukses i madh festim me madhështi i Ditës së Flamurit. Shkollat Shqipe në Staten Island, Brooklyn dhe Queens dhanë një koncert madhështor në auditoriumin e Shkollës Publike Amerikane Ps:42 në Staten Island, ndërsa shkollat e tjera si Bronx, Online performuan me plot profesionalizëm në shkollat e tyre, për shkak të numrit të madh të nxënësve. Edhe në Albany gjëmoi shqip Alba Life!

Nuk ka më shqip dhe më atdhetare se sa të festosh dhe të përkujtosh këtë ditë të shenjtë të Kombit Shqiptar si dhe t’i presësh me dashuri festat e fundvitit bashkë me nxënësit e Alba Life. Në fund sipas traditës z.Qemal Zylo ndau dhurata modeste në shenjë mirënjohje për të gjithë mësuesit, duke iu uruar festa të gëzuara dhe Viti 2026 sjelltë më shumë energji dhe më shumë të folur shqip nëpër nxënësit shqiptarë në Diasporë. /Gdielli

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme