33 autobusë mësohet se janë në pritje në kufirin hungarez. Këto autobusë bëhen me dije se kanë destinacion Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë e Veriut.
Autobusët janë duke u kthyer nga Gjermania. Sipas raportimeve numri i autobusëve është shtuar drejt vendit tonë ndërsa në Hungari po punohet vetëm me një sportel duke e bërë pritjen edhe më të gjatë, transmeton euronewsal.




