1.4 C
Zurich
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Epika e Mërgimtarit

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI, Zürich

Edhe kur terri mbulon qiellin dhe errësira bëhet një mur,

edhe kur vranësirat shpërthejnë mbi horizont dhe shiu ndjenjat i tret,

edhe kur dielli plas rrezet e tij pas natës më të gjatë,

malli i mërgimtarit nuk shuhet.

Ai ecën në rrugët e Europës,

në qytete të huaja, në autostrada të pafundme,

me mbi 30 orë udhëtim,

por shpirti nuk lodhet, sepse rrënjët janë aty ku ka lindur.

Shqiponjat fluturojnë mbi Hungari, Kroaci, Itali, Slloveni,

në çdo kilometër shenjat e tyre flasin shqip.

Nuk janë të huaj,

po kthehen në shtëpinë e vet,

në atë cep të tokës që i formoi,

që i mësuan të flasin, të duan, të shpresojnë.

Dhe megjithatë, disa flasin për mërgimin si turp,

si ikje, si rrënjë që mund të prishen.

Por loti nuk ka çmim,

sepse çdo pikë është copë shpirti,

çdo pikë është dhimbje dhe kujtim,

çdo pikë është atdheu që rri i gjallë brenda nesh.

Puthja e prindërve në prag të shtëpisë,

shpon zemrën dhe ndez zjarrin e mall-it.

Guri i varrit, i lajmë me lot, pyet:

“Pse u larguat? Pse na le?”

Dallget e detit rrëfejnë jetën që ikën,

shpejt, pa na pyetur,

ndërsa ne mbajmë në zemër çdo hap të shkelur larg tokës së lindjes.

Mërgimi është jeta e jashtme,

por shpirti është gjithmonë atdheu.

Çdo rrugë e gjatë, çdo kilometër i pafund

është lutje dhe ëndërr:

që një ditë të kthehem,

të shtrihem mbi dheun e të parëve,

të ndiej aromën e tokës,

tingullin e gjuhës, ngrohtësinë e shtëpisë.

Ah, mërgimtar i dashur,

çdo lot që bie shpërthen një jetë,

çdo frymë është dëshmi se zemra nuk harrohet,

as rrugët nuk mund ta shlyejnë,

as dielli nuk mund ta shuajë.

Në çdo qytet, në çdo qoshe të botës,

në çdo kafe të huaj, në çdo dyqan të largët,

flitet shqip, qoftë edhe për një fjalë, një kujtim, një histori.

Kjo është vërtetësia e shpirtit të mërgimtarit:

pavarësisht distancës, ai nuk është kurrë i huaj,

sepse rrënjët e tij nuk janë në dheun që ecën nën këmbë,

por në gjak, në kujtim, në dashuri të pakushtëzuar për atdheun.

Ah, sa shumë dhimbje dhe mall mund të mbajë një zemër e vetmuar,

por edhe më shumë forcë dhe krenari.

Çdo kilometër, çdo orë e kaluar larg,

është një provë e shpirtit, një hymn për të qëndruar i lidhur me rrënjët.

Një jetë fizike larg,

një jetë shpirtërore pranë atdheut,

me duar të ngritura në lutje,

që një ditë të shkrihemi përsëri në tokën e të parëve,

të ndjejmë përsëri aromën e tokës,

tingullin e gjuhës, ngrohtësinë e shtëpisë,

të shohim prindërit, të prekim gurin e varrit,

të ndjejmë gjithçka që s’është parë dhe s’është humbur.

Sepse rrënjët nuk vdesin,

shpirti nuk harron,

dhe zemra, edhe e largët,

vazhdon të rrahë për atë tokë që e do më shumë se vetveten.

Ah, mërgimtar i dashur,

çdo pikë loti, çdo hap i gjatë,

çdo frymë e humbur larg shtëpisë

është një histori e dhimbshme dhe e bukur,

një himn i gjallë i shpirtit që nuk harrohet kurrë.

Dhjetor, 2025

( Foto nga Eda HEBIBI, Preshevë )

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme