BallinaDiasporaFetai nga Doha: Lufta kundër korrupsionit kërkon veprime pa kompromis

Fetai nga Doha: Lufta kundër korrupsionit kërkon veprime pa kompromis

-

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka deklaruar se Konferenca e Shteteve Palë të Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e mbajtur në Doha, po shkon drejt përmbylljes me mesazhe të qarta për nevojën e një qasjeje të vendosur dhe pa kompromis në luftën kundër korrupsionit.

Sipas Fetait, gjatë ditëve të konferencës mbi 2.500 përfaqësues nga 170 shtete kanë diskutuar zgjidhje konkrete për sfidat aktuale të korrupsionit, duke përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale, rritjen e transparencës në financimin politik, ndërtimin e kulturës së integritetit dhe adresimin e ndërlidhjes së korrupsionit me forma të tjera të krimit të organizuar. “Mesazhi është i qartë: lufta kundër korrupsionit kërkon institucione që veprojnë, politika që zbatohen dhe besim që ndërtohet me vepra”, ka theksuar Fetai.

Ai shtoi se kjo është rruga që duhet ndjekur pa asnjë kompromis, duke riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për forcimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, transmeton opentv.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“VALOR SHIELD 2026” në Kosovë: FSK-ja dhe Policia zhvillojnë ushtrim shumëkombësh...

0
Prishtinë – Nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026, në Kosovë do të zhvillohet ushtrimi fushor shumëkombësh “VALOR SHIELD 2026”, ku do të marrin pjesë...